Kreu i PD, Sali Berisha po zhvillon takime me biznesin fason këtë të hënë. Ndërsa theksoi se rënia e euros është një problem shumë i madh, ai u shpreh se PD do t’i kompensojë fasonet për çdo humbje.
Gjithashtu Berisha premtoi uljen e çmimit të energjisë nga 18 në 6 lekë. “Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin. Rënia e euros është një problem shumë i madh”, u shpreh ai.
Vetëm përgëzime dhe siguri se ne do bëjmë një revolucion fiskal. Do të transformojmë klimën për biznesin. Kësaj here ne kemi edhe një eksperiencë, dhe me shpejtësi do të vendosim standardet më optimale, më miqësore për biznesin.
Për të gjithë eksportet, ne garantojmë së pari një bord që do kompensojë qindarkë për qindarkë rënien e euros, që është një faktor që dëmton shumë çdo sipërmarrës që prodhon për eksportin. E dyta, ne do ulim çmimin e energjisë nga 18 do të jetë 6 lekë. Do ta kemi më të ulëtin dhe kjo përbën një leverdi të mirë për biznesin. Rënia e euros është një problem shumë i madh.
U boshatis vendi. Para një jave unë isha në Qafë të Malit, një investim me të vërtetë shumë impresionues në ujin Lajthiza, një investim dhjetëra milionë euro. Punëtorë nga Azia, kishte edhe vendas, por punëtorë nga Azia. Para dy ditësh isha në Borsh. Në Borsh nga Mianmari gjeta aty. Ky ndoqi këtë politikë, të ikin se do marrim punëtorë nga jashtë.
Mirëpo kjo na zbrazi ne, e zbrazi në mënyrë të pamëshirë dhe i ka dhënë vendit disa tregues që nuk i ka më askush. Javën e kaluar, sipas OKB, ne ishim vendi me lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Çka do të thotë se një përpjekje shumë të madhe duhet të bëjmë për ta sjellë kombin në moshën e rinisë, se faktikisht e ka humbur atë moshë. Kanë ikur mbi 600 e ca mijë të rinj në 10 vite.








