POLITIKË /

Berisha në Gjykatën Kushtetuese, zbulohet data e seancës për padinë e tij

Kreu i PD kërkon rrëzimin e vendimeve të mëparshme të GJKKO dhe gjykatës së Lartë për lënien në fuqi të masës "arrest shtëpie".

Shkruar nga Versus

Berisha në Gjykatën Kushtetuese, zbulohet data e seancës për

Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se më datë 17 dhjetor në orën 10:00 do të mbajë seancën për padinë e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha kundër masave të sigurisë ‘arrest shtëpie’ që u la në fuqi nga GJKKO dhe Gjykata e Lartë në 2024-ën.

Sipas Berishës, masa e caktuar ndaj tij ka qenë antikushtetuese. Që prej janari 2025 Berisha është nën masën “detyrim paraqitje” dy herë në muaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, masë të cilën Berisha po e respekton. Në nëntor të 2024-ës, ai u lirua nga arresti shtëpiak.

Kjo është hera e dytë që Berisha i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlefshmërinë e masave të sigurisë ndaj tij. Versus.al

Poll