
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka njoftuar datën 12 mars për protestën e radhës para kryeministrisë ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Duke e akuzuar Ramën se me vjedhjet dhe skandalet e qeverisjes së tij e ka kthyer Shqipërinë në vend të rrezikshëm për kombin, Berisha u kërkoi të gjithë shqiptarëve që t’i përgjigjen ftesës për protestën e radhës.
“Për atdhetarinë e çdo shqiptari kudo që ndodhet, ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend tepër të rrezikshëm për të ardhmen e kombit duke përdorur pushtetin e tij. Ndaj duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës. Ftoj qytetarët shqiptarë në 4 anët e Shqipërisë të bashkohemi kundër kreut të kësaj organizate kriminale për t’i dhënë përgjigjien e merituar për vjedhjet e tij dhe tradhtinë e lartë kombëtare që iu bën idealeve europiane të popullit shqiptar”- u shpreh Berisha. Versus.al

