POLITIKË /

Celibashi hedh poshtë pretendimet e PD për votën e diasporës: S’ka fletë votimi të shtuara

Shkruar nga Versus
Celibashi hedh poshtë pretendimet e PD për votën e
Ilirjan Celibashi

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka folur sot, një ditë pas përfundimit të plotë të numërimit të votave të diasporës si për partitë politike ashtu edhe për kandidatët preferencialë.

Lidhur me pretendimet e Partisë Demokratike për shkelje, Celibashi hodhi poshtë akuzat duke e cilësuar ‘model’ të gjithë procesin e zhvilluar duke bërë me dije se zarfët u shpërndanë në çdo vend të botës përveçse në Rusi.

''E them pa hezitim jashtë çdo lloj interesi që administrimi i këtij procesi nga KQZ është model. Nga çdo pikëpamje! Nuk dekurajoj askënd, respektoj të drejtën e gjithëkujt për ta kontestuar dhe për të prezantuar atë që mendon se ky proces nuk është zhvilluar siç duhet. Kemi të gjithë dokumentacionin apo elementë të tjerë që konfirmojnë atë që thashë. Çfarë është zhvilluar nën përgjegjësinë e KQZ jap garanci të plota që standarti, integriteti është i plotë. Kemi të gjitha provat, jemi të gatshëm t’i japim përgjigjie çdo lloj pretendimi. Sa i përket pretendimeve lidhur me sesi operatori i shërbimit postar e ka kryer, e mbështes shqyrtimin e çdo pretendimi që lidhet me rregullsinë e këtij operatori. I kemi kërkuar DHL gjithë dokumentacionin që tregon sesi është bërë operacioni i shpërndarjes të fletave të votimit tek zgjedhësit kudo në botë, përfshirë edhe Greqinë. Do ua vëmë në dispozicion këtë dokumentacion dhe më pas secili mund të nxjerrë përfundimet e tyre’’- u shpreh kreu i KQZ:

Ai deklaroi me përgjegjësi të plotë se nuk ka patur fletë votimi të shtuara dhe as vota të trafikuara siç pretendohet nga opozita.

‘’është me rëndësi ta theksoj se procesi i dorëzimit të dokumentacionit në parkun olimpik, është proces që garanton 100% integritetin e procesit të votimit nga jashtë. Ka qenë proces i monitoruar me kamera 24 orë. Nuk ka fletë votimi të shtuara, nuk ka as vota të trafikuara’’- shtoi Celibashi. Versus.al

Poll