Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon shpërndarjen e bazës materiale që do të përdoret në zgjedhjet e 11 majit. Ky do të jetë procesi i dytë zgjedhor parlamentar ku identifikimi i votuesve do të bëhet elektronikisht.
Të dhënat nga KQZ bëjnë të ditur se jo në të gjitha QV do të mund të aplikohet teknologjia në identifikimin e votuesve. Konkretisht, në 7 QV nuk është bërë e mundur kontraktimi i operatorëve për mbarëvajtjen e pajisjes gjatë procesit të votimit.
Bëhet fjalë për QV:
1 QV në Njësinë Administrative Pult, bashkia Shkodër
4 QV në bashkinë Dropull
1 QV në bashkinë Libohovë
1 QV në bashkinë Konispol, Njësia Administrative Xarrë
Më 11 maj 2025, qytetarët shqiptarë do të votojnë për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. Këto janë zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare që nga rënia e regjimit komunist në vitin 1991.







