POLITIKË /

Deputeti demokrat: E mbështes turin e Ramës në diasporë, inkuraroj demokratët të marrin pjesë

Xhaferaj tha se ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës ai e mbështet këtë tur pasi tubime të tilla i bëjnë shqiptarët e diasporës të ndihen mirë dhe të përfaqësuar.

Shkruar nga Versus

Deputeti demokrat: E mbështes turin e Ramës në diasporë,

Deputeti i Berishës, Ferdinad Xhaferraj gjatë një interviste për Euronews Albania ka komentuar turin e takimeve të kryeministrit Edi Rama me diasporën.

Xhaferaj tha se ndryshe nga pjesa tjetër e opozitës ai e mbështet këtë tur pasi tubime të tilla i bëjnë shqiptarët e diasporës të ndihen mirë dhe të përfaqësuar.

“Aktualisht Rama ka nisur një tur takimesh në diasporë. Nga politika shqiptare ka shumë akuza që thonë se po e bën këtë tur në diasporë se kërkon votën e emigrantëve, sikurse opozita e kërkon votën e emigrantëve edhe nëse Rama po e bën për qëllime elektorale ky nuk është një problem për zotin Rama.

Problem për të është manipulimi që i bën zgjedhjeve në Shqipëri, jo loja politike që bën. jashtë elementëve kritikë dhe tendenca për të marrë një madhështi më shumë se duhet, në dallim nga pjesa tjetër e opozitës unë e mbështes turin në diasporës se i bën shqiptarë në diasporë të ndihen mirë, inkurajoj edhe mbështetësit e PD të marrin pjesë se Rama shkon atje si kryeministri i Shqipërisë”, tha Xhaferraj.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: