POLITIKË /

“Edhe socialistët e përgjegjshëm do të jenë një forcë ndëshkuese, Meta kërkon votën nga qelia

Meta apelon për pjesëmarrje të madhe në votime, duke shtuar se është i bindur se “edhe socialistët atdhetarë dhe të përgjegjshëm do të jenë një forcë e rëndësishme ndëshkuese dhe ndryshuese për Shqipërinë më 11 Maj.”

Shkruar nga Versus

“Edhe socialistët e përgjegjshëm do të jenë

Nga qelia, Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka dhënë mesazhin e tij për qytetarët, në ,mbyllje të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit.

Meta apelon për pjesëmarrje të madhe në votime, duke shtuar se është i bindur se “edhe socialistët atdhetarë dhe të përgjegjshëm do të jenë një forcë e rëndësishme ndëshkuese dhe ndryshuese për Shqipërinë më 11 Maj.”

Audio-mesazhi

Të dashur qytetarë!

Ju ftoj për pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje, për t’i dhënë fund shpopullimit me votën tuaj më 11 Maj.

Pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje për t’i hapur rrugën Ndryshimit dhe Madhështimit të Shqipërisë tonë të shtrenjtë!

Jam i bindur se edhe socialistët atdhetarë dhe të përgjegjshëm do të jenë një forcë e rëndësishme ndëshkuese dhe ndryshuese për Shqipërinë më 11 Maj sepse nuk ka asgjë socialiste ta lesh shtetin në dorën e krimit dhe të heshtësh e të varfërosh intelektualët, pedagogët, akademikët, mësuesit, mjekët.

Sepse nuk ka asgjë socialiste të degjenerosh familjen dhe fjalët e shënjta nënë e babë t’i zëvendësosh me “Prindi 1 dhe Prindi 2” të “Rilindjes”.

Sepse nuk ka asgjë socialiste që 570 mijë pensionistë t’i braktisësh me pension 50-170 euro/muaj ndërsa qindra milion euro t’i grabisësh me inceneratorë që nuk ekzistojnë.

Dua t’i garantoj të gjithë socialistët e ndershëm se vota e tyre për Ilir Metaj në Qarkun e Tiranës dhe për kandidatët e Partisë së Lirisë në çdo Qark të Shqipërisë është garanci sublime për mbajtjen e premtimeve tona konkrete që 100 ditët e para të koalicionit tonë për çdo pensionist dhe student, për çdo përfitues të ndihmës ekonomike dhe qytetar shqiptar në nevojë.

Siç është garanci që brenda 4 viteve Shqipëria bëhet fuqi prodhuese dhe eksportuese.

Çdo anëtari dhe simpatizanti të Partisë së Lirisë në këto 48 orë të mbetura i kërkoj që të shtojë edhe një të afërm tjetër edhe një shok edhe një komshi edhe një të njohur për ta bërë pjesë të Ndryshimit historik të 11 Majit.

Të braktisim mashtrimin! Të braktisim ndryshimin dhe shpopullimin! Të zgjedhim Ndryshimin, NR.1, që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë gjithmonë TË PARËT!

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: