POLITIKË /

FOTO / U dashuruan në gjimnaz e jetuan 27 vjet bashkë, Rexhina në lot për ish-burrin e ndjerë

Fatos Nano dhe Rexhina Nano kishin një histori të gjatë dashurie, që nisi që në vitet e gjimnazit, kur të dy ishin të rinj dhe të përfshirë në pasionet e tyre të hershme. Martesa e tyre zgjati 27 vjet dhe solli në jetë dy fëmijë, tashmë të rritur.

Shkruar nga Versus

FOTO / U dashuruan në gjimnaz e jetuan 27 vjet bashkë, Rexhina në

Në Pallatin e Kongreseve këtë të diel po zhvillohen homazhet në nderim të ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili u nda nga jeta më 31 tetor në moshën 73-vjeçare.

Ish-bashkëshortja Rexhina Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana Nano janë të pranishme në pritjen ku qytetarët dhe figura të politikës po i japin lamtumirën e fundit liderit historik.

Fatos Nano dhe Rexhina Nano kishin një histori të gjatë dashurie, që nisi që në vitet e gjimnazit, kur të dy ishin të rinj dhe të përfshirë në pasionet e tyre të hershme. Martesa e tyre zgjati 27 vjet dhe solli në jetë dy fëmijë, tashmë të rritur. Pas divorcit të bërë publik në vitin 2001, Nano u martua me Xhoanën në një ceremoni ortodokse. Çifti nuk ka fëmijë të përbashkët, përveç 24-vjeçarit Klajd Nano, i cili është fëmijë i Xhoanës nga martesa e mëparshme.

Homazhet publike nisën që prej orës 8:30, duke sjellë qytetarë, miq dhe kolegë të Fatos Nanos për të përkujtuar një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare.

Poll