POLITIKË /

Fundi i martesës 27 vjeçare me Metën, Kryemadhi: Më mirë vetëm sesa të laj brekët e të tjerëve

Ish-deputetja u shpreh se ndihej më e lumtur që pas divorcit me Metën.

Shkruar nga Versus

Fundi i martesës 27 vjeçare me Metën, Kryemadhi: Më

Pas më shumë se një viti nga divorci me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta, Monika Kryemadhi duket se ka përjetuar avantazhet e të qenit 'beqare'. 

E pyetur gjatë një interviste për 'Pushime On Top' nëse ishte më mirë beqare apo e martuar, Kryemadhi nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se ishte shumë e lumtur në këtë gjendje. Me sinqeritet e nota humori, pyetjes nëse do të donte të kishte një partner në të ardhmen, Kryemadhi i është përgjigjur me vendosmëri duke thënë: Jo jo jo… Ik mi të rri të laj brekët e të tjerëve.

Pjesë nga intervista:

Lei Kraja: E mendon veten me një partner? 

Monika Kryemadhi: Jo jo jo… Ik mi të rri të laj brekët e të tjerëve.

Lei Kraja: Nuk e imagjinon më? Njëherë mjafton martesa?

Monika Kryemadhi: Fare, fare. Jam shumë mirë domethënë. Zgjohem me terezinë time, i përkushtohem vetes sime.

Martesa 27 vjeçare mes ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-deputetes Monika Kryemadhi përfundoi më 11 prill 2025. Versus.al

 

Poll