POLITIKË /

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor

Shkruar nga Versus

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë ankimimin e partive të vogla lidhur me Kodin Zgjedhor. Vendimi u shpall sot, më 24 Dhjetor.

Këto parti kishin paraqitur padinë për të rrëzuar marrëveshjen mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste mbi listat e mbyllura dhe disa ndryshime të tjera, por kërkesa e tyre nuk u pranua.

Partitë e vogla argumentuan se ndryshimet në Kodin Zgjedhor ishin në 'papajtueshmëri me kushtetutën'.

Një javë më parë, më 4 Dhjetor, Gjykata Kushtetuese kishte refuzuar gjithashtu një kërkesë të ngjashme nga shtatë parti të vogla, të udhëhequra nga Lulzim Basha, për të pezulluar ndryshimet e miratuara në korrik nga PD dhe PS.

Këto shtatë parti u bashkuan për të kundërshtuar paktin mes dy partive për mbylljen e listave, dhe në seancën e sotme të hapur, u dëgjuan pretendimet e tyre së bashku me ato të përfaqësuesve ligjorë të Lulzim Bashës, si dhe përfaqësuesve të Kuvendit, Mimoza Arbri dhe Viktor Gumi, që kundërshtuan kërkesën për pezullim.

Gjykata Kushtetuese kishte paralajmëruar se do të merrte një vendim në lidhje me shfuqizimin e këtyre ndryshimeve brenda 30 ditëve, dhe sot ky kërkesë u rrëzua përfundimisht./Versus.al

Poll