
Gjykata Kushtetuese do të vendosë sot mbi masën e Gjykatës së Posaçme të caktuar për zv.kryeministren Belinda Balluku për pezullimin e saj nga detyra gjersa SPAK kryen hetimet mbi dyshimet ndaj saj për shpërdorim detyre.
Të pranishëm në seancë do të jenë përfaqësues nga kryeministria si palë paditëse si dhe prokurorët e SPAK, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.
Ndërsa Gjykata e Posaçme ka njoftuar se nuk do të jetë pjesë e seancës pasi kjo gjë do të cënonte parimin e ndarjes së pushteteve. Versus.al

