POLITIKË /

“Gjyqtarët e Kushtetueses po presionohen me video”, Berisha: Ua ka bërë ndonjë maniak

Berisha tha se Gjykata Kushtetuese ndodhet në ditën më të vështirë pasi gjendet përballë presioneve për publikimin e videove të papërshtatshme.

Shkruar nga Versus
“Gjyqtarët e Kushtetueses po presionohen me video”, Berisha: Ua
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot në konferencë për shtyp se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë në ditën e tyre më të vështirë. Duke mos dhënë emra, Berisha tha se ka anëtarë të gjykatës që po presionohen me video të ndaluara për përdorim me synim që të japin dorëheqje.

Ai e lidhi edhe këtë ngjarje me Ramën duke thënë se presioni ndaj tyre po bëhet nga vetë kryeministri për çështjen e Ballukut për të cilën gjykata do të vendosë sot nëse do ta marrë për shqyrtim apo jo.

“Gjykata Kushtetuese është në ditën më të vështirë për shkak të presioneve të shumëanshme. Deklaroj se sipas disa të dhënave, për personelin e asaj gjykate janë përdorur për kompromentim edhe video absolutisht të ndaluara për përdorim, për t’u imponuar dorëheqje dhe largim. Se tani me këto regjistrime që bën SKAP-I mund t’u ndodhë çdo gjë atyre. Por kjo që ju them është e sigurtë, a e ka bërë SKAP-I apo e ka bërë ndonjë maniak që del aty e regjistron në kamera nuk e di. Nuk ka asnjë bazë që ajo çështje të mbahet për shqyrtim. Ajo gjykatë refuzoi të shqyrtonte kërkesën e 30 deputetëve në rastin tim duke thënë se nuk legjitimohen ndërkohë që një nen i saktë i kushtetutës u jepte atyre të drejtë dhe tani të legjitimojë Edi Ramën për çështjen e tij. Është ditë e vështirë shumë sot”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll