POLITIKË /

Imuniteti i Ballukut, jo të gjithë 'të bindur' ndaj urdhrit të Ramës. Spiropali dhe Xhafaj mungojnë në seancë

Në seancë mungojnë disa deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhe, Elisa Spiropali, si dhe vetë Belinda Balluku. I pranishëm është kryeministri Edi Rama.

Shkruar nga Versus
Imuniteti i Ballukut, jo të gjithë 'të bindur' ndaj
Pamje nga seanca e sotme parlamentare

Në Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seanca plenare ku do të votohet kërkesa e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Në seancë mungojnë disa deputetë të Partisë Socialiste, përfshirë Fatmir Xhafaj, Blendi Gonxhe, Elisa Spiropali, si dhe vetë Belinda Balluku. I pranishëm është kryeministri Edi Rama.

Nga ana e opozitës, deputeti Oerd Bylykbashi po lexon raportin e PD-së, sipas të cilit SPAK duhet të marrë autorizimin për arrestimin e ish-zëvendëskryeministres.

Paralelisht, opozita ka paralajmëruar protestë para godinës së parlamentit, ndërsa Policia e Shtetit ka forcuar masat e sigurisë në perimetrin përreth Kuvendit./Versus.al

Poll