POLITIKË /

"Jeni pro apo kundër?", dy deputetët e PS zihen ngushtë! Nuk u përgjigjen banorëve të Rrajcës për 'Territorialen'

Pavarësisht se supozohet që të përfaqësojnë vullnetin e banorëve, deputetët nuk u përgjigjën haptas ndaj pyetjes së tyre për Reformën Territoriale që përmban edhe bashkimin e Librazhdit me Prrenjasin.

Shkruar nga Versus

"Jeni pro apo kundër?", dy deputetët e PS zihen

Socialistët kanë nisur një tur konsultimesh me banorët pas kundërshtimeve të tyre për shkrirjen e 15 bashkive me Reformën e re Territoriale. Mirëpo në Rrajcë të Librazhdit, deputetët Bora Muzhaqi dhe Olsi Komiçi, kanë patur një moment të vështirë.

Të pyetur në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga banorët nëse ata ishin pro apo kundër Reformës Territoriale, deputetët nuk kanë ditur të japin asnjë përgjigjie pavarësisht se supozohet që në Kuvend të përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve.

"Mblidhni mendjen, nuk i hamë më ne këto, ju kemi ardhur mbrapa se keni kërkuar votën. Prisnim të bënit ndonjë gjë të mirë"- u shpreh njëri prej qytetarëve. 

Ndërsa banorët kërkuan me ngulm që t’u jepej një përgjigjie, as Muzhaqi dhe as Komiçi nuk gjetën kurajon që të përgjigjeshin qartësisht për këtë çështje duke u munduar që ta shmangin thelbin e pyetjes. Versus.al

 
Poll