POLITIKË /

“Ku do të shkojnë mbetjet që po kthehen në Shqipëri?”, Bardhi i kërkon llogari qeverisë në Kuvend

“Sipas të dhënave zyrtare porkuroria rezulton se vetëm kësaj kompanie i është dhënë licenca në 2022 dhe bën eksport të mbetjeve të rrezikshme. Ku kanë shkuar 800 ton që po kthehen nga Tajlanda dhe do të vijnë në Portin e Durrësit sepse nuk ke përgjigje për pyetjen tjetër: Ku do i çosh dhe ku do i përpunosh?"

Shkruar nga Versus
“Ku do të shkojnë mbetjet që po kthehen në
Gazment Bardhi

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi pas disa debateve me kryeministrin Rama i ka kërkuar të përgjigjet se ku do të përfundojnë mbetjet të cilat janë kthyer mbrapsht nga Tajlanda për shkak të rrezikshmërisë së tyre.

Sipas të dhënave zyrtare prokuroria rezulton se vetëm kësaj kompanie i është dhënë licenca në 2022 dhe bën eksport të mbetjeve të rrezikshme. Ku kanë shkuar 800 ton që po kthehen nga Tajlanda dhe do të vijnë në Portin e Durrësit sepse nuk ke përgjigje për pyetjen tjetër: Ku do i çosh dhe ku do i përpunosh, apo do bësh siç ke bërë me krimin e organizuar që ti rregullojnë ata këto punë. Nuk lejohet të bësh transport eksport të mbetjeve të rrezikshme nëse nuk ke marrë leje nga vendi pritës dhe ju nuk kishit leje. Çdo kompani që merr përsipër të eksportojë mbetje duhet të marrë konfirmim dhe autorizim nga ministria. Po këta, kush i kontrollon këta? Kanë shpallur pavarësinë këta brenda pavarësisë së shtetit. Ndaj ka institucione që kontrollojnë, çfarë masash dhe kontrollesh keni marrë ndaj Kurum. Po ndaj ‘Sokolaj’  çfarë masash janë marrë dhe nëse nuk dini çfarë duhet të bëni, ikni nga ai vend sepse nuk dini ta bëni punën. Çdo qytetar do luftën ndaj krimit të organizuar. Ligjërisht keni përgjegjësinë të dini se çfarë hyn dhe del në Portin e Durrësit. Është port i sigurisë së lartë, është port i një vendi anëtar të NATOS dhe nuk ngarkon dhe shkarkon gjithkush se çfarë do”, tha Bardhi./ Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: