Nga rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qarku i Kukësit do të përfaqësohet me shumicë në Parlamentin e Shqipërisë. Aleanca për Shqipërinë Madhështore (ASHM) ka dalë forcë e parë, duke siguruar 2 mandate deputeti, ndërsa Partia Socialiste (PS) ka marrë vetëm 1 mandat.
Deputetët që do të përfaqësojnë ASHM në Parlament janë:
• Flamur Hoxha
• Shkëlqim Shehu
Nga radhët e Partisë Socialiste, i vetmi që ka arritur të sigurojë një mandat është:
• Eduart Shalsi
Kukësi prej vitesh është konsideruar si një nga bastionet "blu" të Partisë Demokratike. /Versus.al/







