POLITIKË /

Kuvendi i Kosovës s’del nga ngërçi, sërish vetëm 57 vota për kryeparlamentaren Haxhiu

Kuvendi do të mblidhet sërish të martën rreth orës 10:00

Shkruar nga Versus

Kuvendi i Kosovës s’del nga ngërçi, sërish

Do të duhet edhe përpjekja e tetë për konstituim të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Kjo pasi edhe në votimin e shtatë, Albulena Haxhiu e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme as të dielën, për tu dekretuar si kryeparlamentare.

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas për tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese Lëvizja Vetëvendosje nuk u votua përsëri të dielën.

Në votimin e zhvilluar të dielën, 57 deputetë votuan në favor të Haxhiut, 41 ishin kundër dhe tre abstenuan, duke mos arritur kështu pragun e 61 votave të nevojshme.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, njoftoi se seanca e radhës do të mbahet të martën, ndërkohë që Vetëvendosje ka vendosur të mos ndryshojë kandidaturën, duke propozuar përsëri Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. Këtë e konfirmoi edhe deputeti i VV-së, Arben Vitia.

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: