Kryesocialisti Edi Rama gjatë një takimi me strukturat e Partisë Socialiste ka vendosur vijat e kuqe për kandidatët që synojnë të rikandidojnë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.
Rama deklaroi se asnjë kryetar bashkie nuk do të ketë të drejtën të kandidojë pa plotësuar disa kushte konkrete të vendosura nga partia, duke theksuar rëndësinë e realizimit të projekteve konkrete për komunitetet.
“Zgjedhjet vendore s’kanë pjesëmarrjen e diasporës, por janë momenti për t’i kthyer diasporës vëmendjen që meriton me fakte, jo me takime apo festa. Ka dy elementë që të gjithë i kanë në dispozicion: Paketa e Maleve. Nuk do të ketë asnjë kandidat që do rikandidojë për kryetar bashkie, që nuk kanë 10 kontrata për Paketën e Maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta të miratuara,” tha Rama./Versus.al


