POLITIKË /

Luftë në PD për 2 mandatet e Tiranës, Alimehmeti kryeson, Tabaku e Meta deri tani jashtë

Në qarkun e Tiranës po zhvillohet një garë e fortë për dy vendet e mbetura nga lista e hapur e Partisë Demokratike, ku janë numëruar vetëm 140 nga 1282 qendra votimi.

Shkruar nga Versus

Luftë në PD për 2 mandatet e Tiranës, Alimehmeti kryeson,

Në qarkun e Tiranës po zhvillohet një garë e fortë për dy vendet e mbetura nga lista e hapur e Partisë Demokratike, ku janë numëruar vetëm 140 nga 1282 qendra votimi. Deri tani, PD ka siguruar 14 mandate në total në këtë qark, duke përfshirë 12 emra nga lista e mbyllur dhe dy që do të përcaktohen nga preferencat e votuesve për kandidatët individualë.

Ilir Alimehmeti kryeson garën për mandat me 1,642 vota preferenciale, ndërkohë që Jorida Tabaku, ish-nënkryetare e PD, është aktualisht jashtë zonës fituese me 1,441 vota, 44 vota më pak se Loranca Hoxha, e cila ka grumbulluar 1,490 vota.

Ndjekës i afërt është Myslym Murrizi me 1,052 vota, por ende jashtë garës për vendin e dytë.

Ndërkohë, me votat e numëruara deri tani, jashtë Kuvendit mbeten figura të njohura politike si:
• Ilir Meta, kreu i Partisë së Lirisë;
• Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU;
• Asllan Dogjani, deputet aktual. /Versus.al/

Poll