POLITIKË /

Më pak se 100 kuti pa numëruar në të gjithë vendin! Kryeson bindshëm PS, drejt mandatit të katërt qeverisës (REZULTATET)

Deri në orët e fundit të numërimit kanë përfunduar 5,132 nga 5,225 kuti votimi në shkallë kombëtare. Procesi i numërimit është mbyllur në 6 qarqe dhe vijon në 6 qarqe të tjera.

Shkruar nga Versus

Më pak se 100 kuti pa numëruar në të gjithë vendin!

Deri në orët e fundit të numërimit kanë përfunduar 5,132 nga 5,225 kuti votimi në shkallë kombëtare. Procesi i numërimit është mbyllur në 6 qarqe dhe vijon në 6 qarqe të tjera.


Sipas rezultateve paraprake:
• Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) ka dalë forcë e parë me 751,080 vota, që përbëjnë 52.2% të votave të vlefshme, duke siguruar një fitore të qartë në shkallë kombëtare dhe rrugën drejt mandatit të katërt qeverisës radhazi.
• Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) renditet i dyti me 491,062 vota ose 34.1%.
• Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) siguron vendin e tretë me 53,478 vota ose 3.7%.
• Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 47,513 vota ose 3.3%.
• Partia Mundësia ka fituar 43,789 vota ose 3.0%.
• Lëvizja Bashkë ka marrë 21,114 vota ose 1.5%.
• Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 19,225 vota (1.3%).
• Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,562 vota (0.4%).
• Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 3,017 vota (0.2%).
• Lëvizja Atdheu (LA) – 2,112 vota (0.1%).
• Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,058 vota (0.1%).


Këto rezultate tregojnë një dominim të qartë të Partisë Socialiste në skenën politike, ndërkohë që opozita nuk arriti të përmbysë avantazhin e shumicës aktuale. /Versus.al/

Poll