POLITIKË /

"Më shpejt shkonte në Londër", Rama tregon përse Noizy kishte 'fiksim' rrugën e Arbrit

Ai tha se Rruga e Arbrit ishte edhe një kërkesë e reperit, i cili tashmë është përfshirë në fushatën e PS-së, Noizy.

Shkruar nga Versus

"Më shpejt shkonte në Londër", Rama tregon përse

Një javë para zgjedhjeve të 11 majit, kryeministri Edi Rama u ndal në Lezhë, nga ku aty komentoi takimin e një dite më parë në Peshkopi.

Ai tha se Rruga e Arbrit ishte edhe një kërkesë e reperit, i cili tashmë është përfshirë në fushatën e PS-së, Noizy.

“Diçka për mikun tim Noizy. Pse erdhi Noizy me Lamborghini në Dibër? Si shumë të tjerë edhe ai kishte fiksim Rrugën e Arbrit pasi i ati ka lindur në Dibër dhe ka shtëpinë e gjyshit atje. Më thoshte, a do ta bësh rrugën. Puna vazhdonte, ndërsa ky jo droni, jo po sikur s’po ecën. Unë i tha: Pa të bërë ty që të vish plumb pushke nga Tirona në qendër të Peshkopisë, unë nuk e lë këtë punë”, tha Rama.

Më tej, ai u shpreh se dikur për të shkuar nga Tirana në Peshkopi duhej më shumë kohë se të shkojë në Londër, ndërsa tashmë mund të shkosh me një makinë të shpejtësisë së lartë në kohë rekord.

“Faktikisht, pasi Ulsiu që kalama merrte atë rrugën pa fund për të shkuar student në Tiranë, më pas për të punuar, në atë rrugën ku duhej traktor për të shkuar, ku merrte më shumë për të shkuar Tironë-Peshkopi sesa Tironë-Londër. Sot Noizy provoi që mund të shkohet me një makinë të një shpejtësie të lartë e të jesh perfekt jo vetëm shpejt në kohë dhe pa asnjë problem veshkash e nervash. Kjo është pse Noizy erdhi me Lamborghini”, tha Rama.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: