POLITIKË /

“Meta po bën fushatë nga izolimi”, Tedi Blushi për akuzat e Kryemadhit: Provokime! Kush jam unë e dinë të gjithë

Blushi u ndal veçanërisht te situata e presidentit të PL, Ilir Metës, duke e përshkruar atë si një figurë që vazhdon të frymëzojë përkrahësit edhe në kushte izolimi. Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundra tij, Blushi zgjodhi të qëndronte më indiferent.

Shkruar nga Versus
“Meta po bën fushatë nga izolimi”, Tedi Blushi për
Monika Kryemadhi/ Tedi Blushi

Kandidati i koalicionit opozitar PD-ASHM në qarkun e Tiranës, Tedi Blushi, në një intervistë për “Neës24” foli për atmosferën e fushatës elektorale të 11 majit, teksa theksoi se pavarësisht sfidave, koalicioni është më i bashkuar se kurrë.

Blushi u ndal veçanërisht te situata e presidentit të PL, Ilir Metës, duke e përshkruar atë si një figurë që vazhdon të frymëzojë përkrahësit edhe në kushte izolimi.

“Ilir Meta po bën fushatë në kushtet e një izolimi ekstrem, duke komunikuar përmes letrave me mbështetësit e tij. Ai e ka kthyer qelinë në një llogore kundër regjimit dhe sakrifica e tij është një frymëzim për të gjithë mbështetësit e Partisë së Lirisë,” deklaroi Blushi.

Sa i përket deklaratave të fundit të Monika Kryemadhit kundra tij, Blushi zgjodhi të qëndronte më indiferent.

“Nuk dua të komentoj asnjë lloj provokimi, sidomos në ditët e fundit të fushatës. Kush jam unë, e dinë të gjithë, dhe jetesa ime është modeste. Fushata jonë do të kurorëzohet me një fitore madhështore”, tha ai.

Ai theksoi se pavarësisht sulmeve, qëllimi i përbashkët është i qartë: përmbysja e qeverisë aktuale dhe rikthimi i demokracisë. “Jemi në një front të përbashkët,” u shpreh Blushi mes të tjerash.

Ditë më parë gjatë një interviste Monika Kryemadhi hodhi akuza të rënda pr Blushin të cilin e akuzon se ka shkatërruar partinë.

Sipas Kryemadhit Blushi u pasurua me shkatërrimin e partisë.

“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë.”, tha Kryemadhi në DritareTV.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: