Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka uruar Kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen e tij në zgjedhjet e 11 majit, përmes një mesazhi të publikuar në platformën “X”.
“Dua të shpreh urimet e mia më të përzemërta për Kryeministrin Edi Rama për rizgjedhjen e tij si kreu i Qeverisë Shqiptare,” deklaroi Meloni, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë.
Ajo vlerësoi partneritetin mes dy vendeve si “të thellë dhe strategjik”, të forcuar përmes nismave të përbashkëta dhe dialogut të vazhdueshëm.
Desidero porgere i miei più sinceri auguri al Primo Ministro @ediramaal per la sua riconferma alla guida del governo albanese. La profonda amicizia e la collaborazione strategica che lega le nostre due Nazioni si è ulteriormente rafforzata grazie a iniziative comuni, frutto di un…
— Giorgia Meloni (@GiorgiaMeloni) May 13, 2025
Meloni shtoi se bashkëpunimi midis dy qeverive do të vijojë edhe në të ardhmen, me qëllim konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe mbështetjen e Shqipërisë në procesin e saj të integrimit evropian. /Versus.al/







