POLITIKË /

"Narkoshteti po shkërmoqet", Berisha: PS ka rënie me 29% në sondazhe, Rama nën partinë

Sipas Berishës, Rama është edhe më pak i pëlqyer sesa PS.

Shkruar nga Versus

"Narkoshteti po shkërmoqet", Berisha: PS ka rënie me 29%

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një konference për shtyo u tha gazetarëve se sondazhet e reja e paraqesin PS-në me rënie deri në 29% të elektoratit. 

Berisha tha se bëhet fjalë për sondazhe që janë kryer nga vetë socialistët dhe se figura e Ramës ka pësuar rënie pëlqyeshmërie nën nivelin e partisë. 

“Narkoshteti po shkërmoqet! Po degradon! Pollet e fundit të bëra nga PS kanë një rënie katastrofale. Partia e krimit është rrokullisur në shifrat e saj në 29 përqind. Edhe këto, po të heqësh koeficientin e frikës, zbret edhe më poshtë.

Ky nuk është një poll i bërë nga opozita, po ky është poll i brendshëm i vetë partisë së krimit. Edi Rama vetë qëndron nën partinë. Se atyre u thotë u tërheq unë. Kjo ka ngjallur një alarm të jashtëzakonshëm”- u shpreh Berisha. Versus.al

 

 

Poll