POLITIKË /

Nga Partia e Lirisë te PS: Silva Caka emërohet zëvendësministre e Brendshme

Caka ka qenë anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë, ndërsa pak ditë më parë kishte dhënë dhe dorëheqje.

Shkruar nga Versus
Nga Partia e Lirisë te PS: Silva Caka emërohet
Silva Caka dhe Ilir Meta

Silva Caka, ish deputete e LSI, është emëruar zv.ministre e Brendshme në mbledhjen e qeverisë.

Ajo është emri i radhës nga partia që drejtohet nga Ilir Meta që i është bashkaur Partisë Socialiste.

Caka ka qenë anëtare e këshillit bashkiak të Tiranës, nën siglën e Partisë së Lirisë, ndërsa pak ditë më parë kishte dhënë dhe dorëheqje.

Kujtojmë se Caka ishte e para në listën e Partisë së Lirisë, si kandidate për deputete në zgjedhjet e 11 majit.

Pak kohë më parë, një tjetër lëvizje e bujshme ishte dhe ajo e Endrit Brahmllarit, i cili iu bashkua Partisë Socialiste.

Tags:

silva caka

Poll