Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 po ecën me ritme të shpejta në të gjithë vendin.
Deri në orën 16.00 janë numëruar 2,627 kuti votimi nga gjithsej 5,225, ose mbi 50% e totalit, në 12 qarqet vijon procesi i numërimti.
Rezultatet paraprake të deritanishme tregojnë:
• Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) mban avantazhin me 361,344 vota, që përfaqësojnë 52.7% të votave të numëruara.
• Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ndjek me 232,676 vota, ose 34.0%.
• Partia Socialdemokrate (PSD), e udhëhequr nga Tom Doshi, është aktualisht forca e tretë me 26,625 vota (3.9%).
• Nisma Shqipëria Bëhet, e drejtuar nga Adriatik Lapaj, renditet e katërta me 23,604 vota (3.4%).
• Partia Mundësia ka marrë 18,965 vota (2.8%), ndërsa Lëvizja Bashkë ka siguruar 9,021 vota (1.3%).
Të tjera parti me përfaqësim më të ulët janë:
• Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 7,823 vota (1.1%)
• Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH): 2,499 vota (0.4%)
• Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH): 1,325 vota (0.2%)
• Lëvizja Atdheu (LA): 925 vota (0.1%)
• Aleanca Demokracia e Re (ADR): 481 vota (0.1%). /Versus.al/







