POLITIKË /

Pak ditë përpara zgjedhjeve, Rama ''analizon" opozitën përballë gazetarëve: Rezultatin e 2021 nuk e arrijnë dot më!

Rama theksoi se ndonëse fushata aktuale është më e qetë, mbetet një betejë me rëndësi për të ardhmen e vendit dhe për vijimin e reformave

Shkruar nga Versus

 

Pak ditë përpara zgjedhjeve, Rama ''analizon"

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Kryeministri Edi Rama ka komentuar atmosferën e fushatës dhe pritshmëritë për një mandat të katërt. I ftuar në Report Tv, Rama e ka cilësuar këtë si një prej fushatave më të qeta që ka përjetuar, duke e krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021.

“2021 ka pasur tjetër atmosferë, tjetër tension. Ata ishin të bindur që do të fitonin, të bindur se ne do të humbnim. Ishin më të organizuar sesa janë sot. Edhe rezultatin e 2021 nuk e arrijnë më,” u shpreh kreu i qeverisë, duke iu referuar kundërshtarëve politikë.

Rama theksoi se ndonëse fushata aktuale është më e qetë, mbetet një betejë me rëndësi për të ardhmen e vendit dhe për vijimin e reformave. Ai nuk nguroi të sulmojë opozitën, duke e konsideruar më të dobët dhe më të paorganizuar se në zgjedhjet e kaluara.

Kryeministri u shpreh i bindur për një fitore të re të Partisë Socialiste, ndërsa i ftoi qytetarët të votojnë masivisht më 11 maj, për të garantuar stabilitet dhe zhvillim të mëtejshëm të Shqipërisë. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: