
Gjatë konferen cës për shtyp me gazetarë nga vendet e BE-së në ambientet e kryeministrisë, një gazetare irlandeze i kërkoi Ramës një dedikim në librin “The Albanian Files”, një botim mbi arkitekturën dhe transformimin urban të Shqipërisë, me parathënie të vetë kryeministrit dhe kontribute nga 60 studio arkitekturore ndërkombëtare.
Në përgjigje, Rama tha me nota humori se dedikimi do të firmosej nga “një vrasës flamingosh”.
“Për lulen time irlandeze, nga një vrasës flamingosh. Sigurohu që bashkëshorti ta kuptojë se duket shumë e dyshimtë. Për mua, irlandezët janë njerëz që jo vetëm më pëlqejnë, por, po të zgjidhja një jetë tjetër, do të isha irlandez. Askush nuk do të çuditej pse jam kokëfortë, sepse do ta merrnin të mirëqenë”, u shpreh Rama.

