POLITIKË /

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, vijon diaspora – PS siguron 83 mandate!

Procesi i numërimit të votave brenda territorit të Shqipërisë për zgjedhjet e 11 majit është përmbyllur. Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 83 mandate, duke shënuar një fitore të thellë.

Shkruar nga Versus

 

Përfundon numërimi i votave brenda vendit, vijon diaspora – PS

Procesi i numërimit të votave brenda territorit të Shqipërisë për zgjedhjet e 11 majit është përmbyllur. Sipas rezultateve zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Partia Socialiste ka arritur të sigurojë 83 mandate, duke shënuar një fitore të thellë.

Ky rezultat i garanton kryeministrit Edi Rama mandatin e tij të katërt qeverisës.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave të diasporës vijon ende, por deri më tani PS mban avantazhin edhe në këtë segment të votimit, sipas të dhënave paraprake.

Fitorja me 83 mandate e pozicionon PS-në shumë pranë një shumice të cilësuar në Kuvendin e Shqipërisë, duke i dhënë hapësirë të gjerë veprimi në legjislaturën e ardhshme. /Versus.al/

Poll