POLITIKË /

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të, kush shkon në Kuvend nga ky qark

Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës ka ruajtur mandatin e 12-të.

Shkruar nga Versus

 

Përfundon numërimi i votave të diasporës për Fierin, PS

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierin. Partia Socialiste edhe pas numërimit të votave të diasporës ka ruajtur mandatin e 12-të.

Nga qarku i Fierit, PS fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako.

Nga lista e hapur futen 7 deputetë. Në Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe Dhimitër Kruti. 

PD-ASHM në këtë qark merr 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshin.

Poll