
Kryeministri Edi Rama publikoi mëngjesin e sotëm pjesë nga takimi i mbajtur dje me drejtuesit politikë në “Vilën e Kuqe” në Sauk në kuadër të bilancit për nismën “Prania Besnike”.
Drejtuesit politikë dhe ministrat raportuan mbi takimet e deputetëve me qytetarët dhe ankesat e ngritura prej tyre.
“Njerëzit nuk vijnë aty as për t’u shfaqur në televizor ose në Instagram, madje as duke u identifikuar fare që ishin aty dhe kjo do u japë mundësinë të gjithëve që të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall”, u shpreh Rama gjatë takimit. Versus.al

