
Konferenca e Kryetarëve do të mblidhet sot në kryesinë e Kuvendit për diskutimin e projektbuxhetit të vitit 2026. Petrit Malaj si ministër i Financave, do të bëjë prezantimin e projektbuxhetit, ndërsa pritet që mbledhja të ketë edhe debate.
Shkak për debatet, përveç projektbuxhetin dhe mënyrës sesi do të ndahen shpenzimet, do të bëhen edhe dy kërkesat e opozitës mbi kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të IPARD dhe mocioni me debat i kërkuar nga demokratët për gjetjet e OSBE-ODIHR në raportin për zgjedhjet e 11 majit.
Njëkohësisht mbledhja do të vendosë mbi kalendarin e punimeve të Kuvendit për seancën plenare që do të mbahet nesër. Versus.al

