POLITIKË /

“Projekti i Zvërnecit nuk është anuluar”, Rama para gazetarëve të huaj: Gënjeshtër! Kompania ende s’ka leje ndërtimi!

Rama u tha gazetarëve të merren me faktet pasi sipas tij, gjysmë të vërtetat kanë potencialin për të qenë gënjeshtrat më të mëdha

Shkruar nga Versus

“Projekti i Zvërnecit nuk është anuluar”, Rama para

Gjatë konferencës për mediat e huaja në ambientet e kryeministrisë, kryeministri Edi Rama tha se projekti për Zvërnecin nuk është anuluar, pasi nuk ka projekt, pavarësisht asaj që thonë protestuesit.

Rama u tha gazetarëve të merren me faktet pasi sipas tij, gjysmë të vërtetat kanë potencialin për të qenë gënjeshtrat më të mëdha.

“Pyetja është nëse unë, jam një njeri që merret me politikë dhe nëse kërkon të ndryshojë vendin e vet si kryeministër duhet të vihem në dyshim dhe trajtohem si njeri i pavlerë përballë ndërtesës ku punoj duke kërkuar gjëra që janë legjitime, i bën ata më të respektuar sesa unë? Pse? Sepse çdo politikan është hajdut?

Çdo njeri është i korruptuar? Duhet t’u besoni fakteve sepse si mund të merremi me këtë oqean? Gjysmë të vërtetat kanë potencialin për të qenë gënjeshtrat më të mëdha. Po flisni me personin e gabuar, në kohën e gabuar, në vendin e gabuar sepse keni  ardhur pas 7 ditëve që është përhapur dhe ka mbytur botën. Unë them nuk ka projekt dhe komenti i një mediaje të madhe është por këta protestues thonë që ka një projekt. Çfarë është kjo?”, tha Rama.Versus.al

 

 

Poll