POLITIKË /

Protestat kundër shkrirjes së bashkive, Rama mbledh kryebashkiakët në jug për "Territorialen"

Shkruar nga Versus

Protestat kundër shkrirjes së bashkive, Rama mbledh

Pas disa javësh protesta edhe nga banorët e bashkive të cilat janë propozuar të shkrihen në hartën e re administrative territoriale, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot kryebashkiakët në Kuç të Vlorës në takime konsultative.

Në takim do të marrin pjesë disa kryebashkiakë, por nuk dihet nëse do të jenë edhe ata të cilët kanë shprehur qëndrimin e tyre pro protestave të banorëve. 

Propozimi reformës së re administrative i cili për tre muaj është në fazë konsultimi, ka prodhuar një mori me pakënaqësi në ato bashki të cilat propozohen të shkrihen. Në disa bashki, po protestohet prej javësh tashmë kundër propozimit të qeverisë duke djegur edhe teserat e PS. Versus.al

Poll