POLITIKË /

PS kryeson dhe me votat e Diasporës, merr mbi 26 mijë më shumë nga emigrantët. Si renditen partitë e tjera? (SHIFRAT)

Diferenca midis dy forcave kryesore politike në votat e diasporës kap shifrën mbi 26 mijë vota, duke konfirmuar mbështetjen e fortë që socialistët gëzojnë në komunitetin shqiptar jashtë vendit.

Shkruar nga Versus

PS kryeson dhe me votat e Diasporës, merr mbi 26 mijë më

Partia Socialiste ka dalë forcë e parë në votat e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, të numëruara deri më tani. Sipas rezultateve paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), PS ka siguruar 54,545 vota, duke lënë pas me një diferencë të theksuar Partinë Demokratike, e cila ka marrë 28,394 vota.

Diferenca midis dy forcave kryesore politike në votat e diasporës kap shifrën mbi 26 mijë vota, duke konfirmuar mbështetjen e fortë që socialistët gëzojnë në komunitetin shqiptar jashtë vendit.

Ndërkohë, edhe disa prej alternativave të reja politike kanë arritur të tërheqin një pjesë të votës së emigrantëve:
• Nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt ka marrë 8,464 vota
• Partia Mundësia ka marrë 3,628 vota. /Versus.al/

Poll