
Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar kalimin e projektligjit për barazinë gjinore në Kuvend. Berisha tha se socialistët e votuan në këtë orë të natës në mënyrë që qytetarët të mos jenë të informuar. Ndërsa tha se fjala e fundit u takon shqiptarëve, Berisha e cilësoi ligjin si pararendës të ideologjisë post-marksiste të majtë të George Sorosit.
‘’E kaluan të tmerruar. Parlamenti është thjesht formal sepse nuk respektohet asnjë rregull. Ishte moment për të debatuar gjerësisht për një ligj që i hap rrugën ideologjisë post-marksiste, më të rrezikshmes së kohës. Tani fjalën do e kenë qytetarët. PD është e pozicionuar kundër diskriminimit gjinor. Ligji i sotëm përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit në një seri nenesh, kodet e vendit që përbëjnë bazën e sistemit juridik. Me akte të tilla Rama kërkon të blejë kohë dhe influenca, por kohën do e ketë të shkurtër’’- tha Berisha. Versus.al

