POLITIKË /

PS "rrëmben" dhe një tjetër Bashki të vendit, diferenca mbi 6 mijë vota (SHIFRA)

Sipas të dhënave zyrtare, PS ka marrë 10.427 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike (PD) me 3.882 vota, një diferencë prej 6.545 votash. Në vend të tretë është renditur koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me 906 vota.

Shkruar nga Versus

 

PS "rrëmben" dhe një tjetër Bashki të vendit,

Ka përfunduar zyrtarisht procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Divjakës, ku Partia Socialiste ka dalë forcë e parë me një rezultat të thellë ndaj rivalëve politikë.

Sipas të dhënave zyrtare, PS ka marrë 10.427 vota, duke lënë pas Partinë Demokratike (PD) me 3.882 vota, një diferencë prej 6.545 votash. Në vend të tretë është renditur koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” me 906 vota.

Në total, për këtë bashki janë 16.051 vota të vlefshme, ndërkohë që 748 vota janë shpallur të pavlefshme dhe 24 të tjera janë klasifikuar si të dëmtuara. Pjesëmarrja e përgjithshme ka qenë 16.786 votues, një tregues i angazhimit të lartë qytetar në këtë zonë të qarkut Fier.

Rezultati konfirmon mbështetjen e qëndrueshme të Partisë Socialiste në Divjakë, një nga zonat ku ajo ka mbajtur historikisht avantazh elektoral. Fitorja bindëse e socialistëve në këtë bashki përforcon pozitat e tyre në qarkun Fier dhe kontribuon në projeksionin për një shumicë parlamentare të qartë./Versus.al/

Poll