POLITIKË /

Rama mban fjalimin e fitores i shoqëruar nga familja: Shqiptarët na besuan më shumë se asnjëherë!

I shoqëruar nga familjarët e tij, Rama falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, duke e cilësuar mandatin e katërt si një moment historik për vendin dhe për Partinë Socialiste.

Shkruar nga Versus

Rama mban fjalimin e fitores i shoqëruar nga familja: Shqiptarët na

Kryeministri dhe kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalimin e fitores në një miting në Sheshin Skënderbej, pas triumfit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I shoqëruar nga familjarët e tij, Rama falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, duke e cilësuar mandatin e katërt si një moment historik për vendin dhe për Partinë Socialiste.

Rama mban fjalimin e fitores i shoqëruar nga familja: Shqiptarët na

“Për 30 ditë, shqiptarët dëgjuan, vlerësuan, gjykuan dhe më 11 maj vendosën t’ia besojnë Partisë Socialiste mandatin e katërt,” deklaroi Rama para një turme entuziaste mbështetësish.

Ai shtoi se ky rezultat është një përgjegjësi e madhe dhe një dëshmi se qytetarët kanë vlerësuar punën e bërë, duke e parë PS-në si forca më e besueshme për të çuar përpara integrimin evropian dhe zhvillimin ekonomik të vendit. /Versus.al/

Poll