POLITIKË /

Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara me medaljen më të lartë shtetërore: Jam thellësisht i prekur!

Rama e cilësoi vlerësimin si një nder të jashtëzakonshëm dhe shprehje të respektit më të madh ndaj një kryeministri shqiptar.

Shkruar nga Versus

Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara me medaljen më

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi publik pas dekorimit me medaljen më të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, që mban emrin e themeluesit të këtij shteti, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan.

Rama e cilësoi vlerësimin si një nder të jashtëzakonshëm dhe shprehje të respektit më të madh ndaj një kryeministri shqiptar.

Ai u shpreh thellësisht i prekur nga surpriza dhe nderimi i akorduar nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, duke theksuar se medaljen e pranoi me përulësi dhe krenari për Shqipërinë.

Kryeministri falënderoi Presidentin e Emirateve për miqësinë dhe vlerësimin ndaj shqiptarëve, si edhe qytetarët shqiptarë për besimin e dhënë në udhëheqjen dhe përfaqësimin e vendit.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Tags:

edi rama

Poll