Kryeministri Edi Rama ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale nga Brukseli, ku ndodhet për angazhime zyrtare. Në postimin e tij në Facebook, Rama shfaqet krah Antonio Costa-s, ndërsa e ka cilësuar atë si mikun e tij të çmuar.
Mësohet se takimi u fokusua në negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, përfshirë ecurinë e reformave dhe bashkëpunimin e vendit me institucionet europiane.
“Në këto momente përpara darkës së mbrëmshme të punës në Bruksel, me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun tim të çmuar, António Costa, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, duke publikuar edhe pamje nga takimi.

