POLITIKË /

Rama “ultimatum” të vetëve: Mos hapni zyra elektorale! Ata që janë në listë të sigurt mos të kërkojnë vota për të tjerë

Një prej kërkesave të qarta nga kryesociaisti është dhe ndalimi I fushatës nga deputetët që janë në lista të sigurta për ata që janë jashtë tyre, pra në lista të hapura.

Shkruar nga Versus

Rama “ultimatum” të vetëve: Mos hapni zyra elektorale! Ata

Deputetët e Partisë Socialiste kanë marrë një mesazh nga kryesocialisti Edi Rama, me rregulla strikte për fushatën që do të bëjnë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Rama u kërkon deputetëve të mos hapin zyra jashtë zonës së caktuar dhe në asnjë takim të mos përdorin strukturat e partisë, duke u shprehur se strukturat nuk janë ‘për t’u bërë tabelë qitjeje e çdo deputeti’.

Një prej kërkesave të qarta nga kryesociaisti është dhe ndalimi I fushatës nga deputetët që janë në lista të sigurta për ata që janë jashtë tyre, pra në lista të hapura.

Mesazhi i Ramës për deputetët:

Asnjë deputet s’duhet të hapë zyra te veta jashtë zonës së caktuar nga drejtuesi politik. Deputeti është i lirë të bëjë takime ku të dojë, por në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorë për takimet e tij strukturën. Struktura është në funksion të qëllimit të përbashkët, jo për t’u bërë tabelë qitje e çdo deputeti. Deputetët në listë të mbyllur nuk duhet kategorikisht të kërkojnë vota për asnjë deputet në listën e hapur, po vetëm për numrin 5.

Të gjithëve duhet t‘u thonë tek vota preferenciale jeni të lirë! Po ashtu deputetët në listën e hapur nuk është mirë t’u kërkojnë kolegëve në listën e mbyllur vota në zonën përkatëse, pasi e para i vënë në pozitë të vështirë, e dyta i shtyjnë drejt prishjes së barazisë së garës dhe e treta i bëjnë të çorodisin strukturën

Tags:

rama fushate

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: