POLITIKË /

Rinumërimi në Tiranë drejt fundit, zbulon gabime në numërim – PD dhe PS me vota të shtuara padrejtësisht

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar rivlerësimin e mbi 80% të kutive të votimit në Qarkun e Tiranës, ku janë numëruar 1,035 nga 1,282 kuti në total.

Shkruar nga Versus

 

Rinumërimi në Tiranë drejt fundit,  zbulon gabime në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar rivlerësimin e mbi 80% të kutive të votimit në Qarkun e Tiranës, ku janë numëruar 1,035 nga 1,282 kuti në total.

Nga procesi i rinumërimit kanë dalë në pah gabime të ndjeshme në përllogaritjen e votave:

Partia Demokratike (PD) rezulton t’i jenë shtuar padrejtësisht 567 vota;
Partia Socialiste (PS) gjithashtu me 356 vota të shtuara pa bazë;
Lëvizja Bashkë: +57 vota;
Koalicioni “Nisma – Shqipëria Bëhet”: +38 vota;
Partia Mundësia: +39 vota;
Partia Socialdemokrate (PSD): +32 vota.

Ndërkohë, disa subjekte politike kishin humbur vota të cilat iu rikthyen pas rinumërimit:

Koalicioni Euroatlantik: +22 vota;
Koalicioni Djathtas për Zhvillim: +6 vota.

Gabime janë konstatuar edhe në dëm të partive të vogla:

Aleanca Kombëtare Shqiptare: -7 vota;
Aleanca Demokracia e Re: +11 vota të tepërta.

Rinumërimi po vijon dhe pritet të japë një pasqyrë më të saktë të rezultatit përfundimtar në kryeqytet. /Versus.al

Tags:

kqz numerim

Poll