POLITIKË /

Rinumërimi në Tiranë: Humbje votash për PD dhe PS pas 560 kutive (SHIFRAT)

Megjithatë, autoritetet theksojnë se ky është një proces në vijim dhe numri përfundimtar i votave të humbura dhe ndarja e mandateve do të qartësohet vetëm pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha kutive.

Shkruar nga Versus

 

Rinumërimi në Tiranë: Humbje votash për PD dhe PS pas 560

Procesi i rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës vijon në mënyrë të rregullt në ambientet e Pallatit të Sportit “Fahrie Hoti”, ku deri tani janë rinumëruar rreth 560 kuti, që përbëjnë afro 47% të totalit prej 1,282 kutish votimi.

Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në këtë fazë:

Partia Demokratike ka humbur rreth 300 vota
Partia Socialiste ka humbur rreth 210 vota

Megjithatë, autoritetet theksojnë se ky është një proces në vijim dhe numri përfundimtar i votave të humbura dhe ndarja e mandateve do të qartësohet vetëm pas përfundimit të rinumërimit të të gjitha kutive.

Pas mbylljes së rinumërimit në Tiranë, procesi do të zhvendoset në qarkun e Fierit, ku pritet të rinumërohen 587 kuti votimi, ndërsa më pas do të kalojë në Durrës, me 360 kuti për rinumërim, përfshirë edhe 85 kuti votimi nga diaspora.

Procesi i rinumërimit vjen pas kërkesave të disa partive për transparencë të plotë dhe verifikim të saktë të rezultatit zgjedhor. /Versus.al

Tags:

kqz rinumerim

Poll