POLITIKË /

Seanca maratonë në gjykatë për bashkinë e Tiranës, ja kur mund të shprehet "Kushtetuesja" për Veliajn

Shkruar nga Versus

Seanca maratonë në gjykatë për bashkinë e Tiranës,

Gjykata Kushtetuese do të duhet që brenda 30 ditëve të shprehet për vendimin ndaj ankimit të bërë nga Erion Veliaj i cili kërkon anulimin e vendimit për shkarkimin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

Gjatë seancës maratonë të ditës së djeshme në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj renditi disa prej pretendimeve të tij sipas të cilave shkarkimi nga posti duhet të konsiderohet i paligjshëm. Për shkak se është një çështje me interes të lartë dhe prej saj varen zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, Kushtetuesja mund të dalë me njëvendim edhe brenda javës së ardhshme.

Në mënyrë që të zgjidhej dilemma nëse Veliaj do të vijojë të qëndrojë në detyrë apo bashkia më e madhe e vendit duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Seanca e djeshme përballi Veliajn me presidencën dhe qeverinë, institucione të cilat pretendonin se ai nuk ka të drejtën e ankimit në Gjykatën Kushtetuese mbi shkarkimin e tij në kushtet kur nuk është paraqitur në punë prej 9 muajsh. Versus.al

Poll