
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social ‘’X’’ ndërkohë që PD po zhvillon protestën e radhës në formë marshimi.
Duke publikuar foto nga sulmi i SHBA në Iran, Rama shkruan se Shqipëria është krah botës së lirë kundër regjimit të mullahëve, ndërsa e krahasoi këtë me situatën në vend duke thënë se opozita është kundër qytetarëve të Tiranës.
‘’Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës’’- shkruan Rama. Versus.al
Shqipëria me botën e lirë kundër mullahëve të Teheranit, opozita shqiptare me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës???? pic.twitter.com/4IN4p8y84u
— Edi Rama (@ediramaal) February 28, 2026


