Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë publike rezultatet e rinumërimit për 57 qendra votimi në qarkun e Tiranës, proces që po zhvillohet në pallatin e sportit “Fahrie Hoti”.
Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së:
- Partisë Socialiste i janë hequr 25 vota, duke zbritur nga 8261 në 8236 vota.
- Koalicionit “Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore” i janë hequr 13 vota, duke kaluar nga 9513 në 9500 vota.
- Partisë “Mundësia” i janë shtuar 3 vota, duke u rritur nga 592 në 595 vota.
- Lëvizjes Bashkë i janë hequr 2 vota, duke zbritur nga 198 në 196 vota.
- Koalicionit Euroatlantik i janë shtuar 2 vota, nga 521 në 524 vota.
Procesi i rinumërimit po vijon për të gjitha qendrat e votimit brenda vendit në 18 KZAZ të Tiranës, me një total prej 1282 qendra votimi. Rinumërimi përfshin si votat për subjektet politike, ashtu edhe ato për kandidatët individualë. /Versus.al/







