
Një prej qytetareve të pranishme në protestën e opozitës para godinës së qeverisë foli për mediat duke u shprehur se sot shqiptarët jetojnë totalisht në një paradoks. Ajo u bëri thirrje të gjithëve të mblidhen për të reaguar kundër pushtetit të Ramës për të cilin tha se është kthyer në ‘makth’ për çdo shqiptar.
‘’Eshte moment deciziv sepse një qeveri që nuk ka më besueshmëri duhet të qërrohet vetë një orë e më parë. Nuk është protestë politike, por qytetare në të cilën njerëzit duhet të ndërgjegjësohen dhe duhet të mblidhen i madh e i vogël sepse është një paradoks të cilin nuk mund ta durojmë dot më.
Ju lutem të gjithë shqiptarëve kudo që ndodheni, mblidhuni sepse duhet të luftoni, jo për PD-në, por për veten tuaj dhe fëmijët e familjet tuaja. Ne jemi njerëz të lirë, me vlera që e duam vendin tonë dhe respektojmë dinjitetin tonë. Nuk jemi këtu për të thënë se PD duhet të jetë në pushtet. Rama është bërë sot makthi i të gjithë shqiptarëve’’- deklaroi protestuesja mes të tjerash. Versus.al

