POLITIKË /

"Të hyjnë deputetët dhe familjarët në grevë urie", propozimi "radikal" në mbledhjen e PD-së, Berisha: Protesta 1 herë në javë

Shkruar nga Versus

"Të hyjnë deputetët dhe familjarët në grevë

Detaje të reja mësohen nga debatet që po zhvillohen brenda mbledhjes së krerëve të degëve të Partisë Demokratike, të thirrur nga kryetari Sali Berisha.

Mësohet se në mbledhje është propozuar grevë urie jo vetëm nga deputetët por edhe familjarët e tyre.

“Doktor, besimi ndaj politikës në përgjithësi është përtokë, por në veçanti ndaj PD? Çfarë duhet bërë që qytetarët të kenë besim tek PD? Janë provuar protestat por kanë rezultuar vetëm peligrinazh.

Shumë demokratë kanë ikur drejt maxhorancës dhe nuk mund tu vësh faj në këtë situatë. Mendoj se zgjidhje e mundshme për të rikthyer besimin tek PD është sakrifica jo vetëm e deputetëve por edhe familjarëve të tyre. Të hynë në grevë te Kuvendi bashkë me familjet e tyre. Ndryshe si mund të rikthehet besimi kur të gjitha format janë provuar”, ka deklaruar një prej kryetarëve të degëve.

Sakaq, Berisha nuk i ka hedhur poshtë këto propozime, por është shprehur në favor të një proteste një herë në javë para Kuvendit.

“Keni të drejtë si në parashtrim ashtu edhe në propozime, nuk i hedh poshtë asnjë nga këto, por jemi në një narko regjim. Protestë në formatin e asaj para bashkisë, 1 herë në javë para Kuvendit. D.m.th. në çdo seancë të ketë protestë para Kuvendit”, ka deklaruar Berisha.

Poll