Procesi i numërimit të votave në KZAZ nr. 40, që ndodhet në ambientet e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, është shoqëruar sot me tensione të larta, përplasje fizike dhe ndërhyrje të forcave të policisë. Shkak për përshkallëzimin e situatës është bërë një denoncim i fortë nga Partia “Mundësia”, e cila ka akuzuar komisionerët për tentativë të hapur për manipulim votash.
Sipas përfaqësuesve të partisë, shtatë fletë votimi që i përkasin “Mundësisë” janë shpallur të pavlefshme pa asnjë arsye të ligjshme, edhe pse – sipas tyre – ato janë të pajisura me të dy vulat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Këto janë vota me vulë të KQZ-së. Po thonë janë të pavlefshme sepse kanë ngjyrë tjetër. Po i heqin nga numërimi. Kjo është vjedhje e hapur,” – u shpreh një prej përfaqësuesve të kësaj partie.
Pas shqyrtimit të votave, KZAZ ka vendosur t'i quajë ato të vlefshme.
/Versus.al/







