Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në tryezën e IX të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, ku ka theksuar rëndësinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se ky komision është një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se ky komision është një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Fjala e kryeminstrit Edi Rama:
Zgjodha tryezën tuaj për shkak të ndjeshmërisë së lartë që ka për publikun, qeverinë, por edhe për BE tema e pronës. Nuk jam këtu për të dhënë mend, sepse qëllimi kryesor i këtij komisioni është që parlamenti të bëhet epiqendra e një ndërveprimi intensiv që fillon me këtë fazë të këtij procesi dhe që në këndvështrimin tim duhet të vijojë deri në momentin që Shqipëria do anëtarësohet në BE.
Mënyra se si komisioni do transformohet në mekanizëm permanent brenda parlamentit dhe në një pikë referimi për të gjitha institucionet do të përcaktohet shpresoj nga vetë ky proces kur do dalin konkluzione dhe detyra për të gjitha institucionet dhe të treja pushtetet.
Do më pranoni shprehjen e mirënjohjes për të gjithë ju dhe ekspertët dhe një shprehje solidariteti për ata nga ju që për shkak të pjesëmarrjes në këtë proces patriotik sepse ka një domosdoshmëri për të krijuar një fron të madh mbështetës për Shqipërinë që negocion anëtarësimin e vetë në BE dhe është thellësisht teknik.
Dua të adresoj disa gjëra për këtë komision. Në këndvështrimin tim ky komision është sot një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë në procesin e anëtarësimit. Në BE ne nuk shkojmë si qeveria e Shqipërisë që përfaqëson të gjithë, por si fron institucionesh që përfaqësojnë 3 pushtetet.
Koordinimi i gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyrë uniforme sa i përket performancës sa i përket institucioneve garantohet vetëm nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që ndërveprojnë në emër të shtetit pikëtakohen dhe mund të japin llogari sepse mund t’u kërkohet llogari. Ky është thelbi i procesit. Nëse në ecurinë e negociatave përparon qeveria dhe nuk përparon një strukturë që nuk mund t’i kërkojë llogari qeveria, atëherë cili është instrumenti që ky institucion të vendoset para përgjegjësisë patriotike për të dhënë llogari? Përfshirja e një mase kaq domethënëse të shoqërisë.
E dyta që dua të theksoj është se shumëkush sa herë ka një iniciativë të re dhe synim të shprehur për një hap të ri ngrihet dhe thotë “tani u kujtuat ju”. Nuk besoj se jemi kujtuar tani, por që ditën e parë në detyrë, por në çdo hap të rrugës ka sfida të reja. Çdo hap kërkon kohën e vetë dhe forcën e vetë. Duke folur për pronën është e qartë që nëse kthejmë kokën mbrapa, ne kuptojmë se ajo që është bërë është shumë e rëndësishme në raport me pikënisjen, por i pamjaftueshëm në raport me pikëmbërritjen. Për sa kohë kjo e fundit është arritja në BE për ne, është themelore të kuptohet që faktikisht volumi i punës për t’u bërë është jo vetëm shumë më i madh se volumi i punës së bërë.
Ata thonë janë negociata, por ato janë detyra shtëpie që duhet t’i bëjmë sepse ne duam të shkojmë në shtëpinë e tyre dhe jo anasjelltas. Nëse zbatojmë këto detyra ky do të jetë një shtet me standarte evropiane. E mira e këtij procesi nuk është që do cojmë Shqipërinë në Bruksel, por do fusim Evropën në gjithë gjymtyrët e Shqipërisë dhe shtetit duke garantuar liritë, sundimin e ligjit dhe procesin demokratik në të gjitha aspektet.
Kemi mundësinë të marrim dijen e BE dhe të hedhim këto hapa dhe kemi bekimin që jemi në mes të Evropës dhe kemi BE-në. Nëse s’do kishim procesin e integrimit dhe BE-në ne do duhet ta harronim sic e harruan afganët apo vende të tjera që do vinte një ditë që do bëheshim një vend me këto standarte. Dua të theksoj se sot është e mundur që të realizojmë ambicien për t’u anëtarësuar në BE duke plotësuar gjithë kriteret lidhur me pronën, sepse kemi me vete sot bekimin e kohës falë teknologjisë. Nëse s’do kishim këtë bekim këto procese do merrnin shumë kohë.
Para se të vija këtu pashë një produkt të AI për transferimin e ligjeve të BE këtu në Shqipëri, është e jashtëzakonshme të mendosh se Kroacia për të hyrë në BE vetëm për procesin e kalimit të legjislacionit nga pikëpamja mekanike mori 7 vite. Për të bërë këtë ka angazhuar një numër të jashtëzakonshëm përkthyesish, redaktorësh, etj. Nga produkti përmes inovacionit ne kemi transferimin e ligjeve nga anglishtja në shqip me cilësi dhe shpejtësi të jashtëzakonshme.
Të gjitha llojet e vrimave që duhet të mbylleshin në këtë aspekt mund të mbyllen përmes teknologjisë. Në këtë aspekt jam optimist sepse kemi shumë progres dhe besoj se pushtetet e tjera të bëjnë shumë më tepër në këtë aspekt. Nëse nuk e bëjmë të gjithë këtë gjë mbetemi si një territor ku sistemi nuk e ka mundësinë të ofrojë atë që mund të ofrojë sepse nuk është gjithë shteti i kyçur në sistem. Asistenca teknike e BE është shumë e favorshme, ndërkohë që kemi procese pozitive edhe me vende të veçanta.
Edhe Greqia tani po e bën digjitalizimin e Kadastrës sepse ka pasur probleme të ngjashme me pronat. U tha që ky komision u ngrit si një pabesi për të bërë diçka në kurriz të drejtësisë, por në fund fare të gjithë pa përjashtim, ata që duan të kuptojnë do shohin se ajo që do dalë nga ky komision do jetë një kontribut i pazëvendësueshem në anëtarësimin e Shqipërisë në BE.